I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak në kuadër të vizitës së tij në Kosovë ka vizituar edhe urën e Ibrit.
Mirëpo, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljani, vizitën e Lajçakut e vlerësoi si të njëanshme.
Megjithatë, Ugljani thotë se nuk kanë pasur pritshmëri nga vizita e emisarit të BE-së.
“Nga vizita e sotme e Lajçak, nuk kemi pritur aq shumë, sepse vizita e tij ka qenë e njëanshme. Brengosja më e madhe është çështja politike si dhe shkeljet standardet, principet dhe konventat e Bashkësisë Evropiane nga Lajçak. Nga principet dhe standardet evropiane, kjo vizitë e tij ishte e njëanshme. Ne do të sjellim vendime cilat do të jenë në lidhshmëri me Pushtetin Lokal dhe në dobi të popullatës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike”, deklaroi Ugljani.
Ndërkaq, i pyetur se a dihet kur do të marrin përgjigje nga Ministria e Pushtetit Lokal për hapjen e urës së Ibrit, Ugljani vlerësoi se do të marrin shumë shpejt përgjigje.
“Ne i kemi kryer të gjitha obligimet tona”, shtoi ai.