Kosova për herë të parë me ambasadore në Samoa

Aktuale

Kosova për herë të parë me ambasadore në Samoa

Më: 11 maj 2023 Në ora: 21:34
Jetmira Bërdynaj-Shala, Afioga Le Mamea Ropati Mualia

Kosova për herë të parë do të ketë përfaqësim diplomatik në Samoa.

Jetmira Bërdynaj-Shala, do të jetë ambasadore në këtë shtet.

Ajo të enjten i dorëzoj letrat kredenciale, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, tek anëtari i Këshillit të Deputetëve, Afioga Le Mamea Ropati Mualia.

Në fjalën e saj, Bërdynaj-Shala tha se Kosova është plotësisht e përkushtuar për intensifikimin e marrëdhënieve me vendet e tjera, përfshirë Samoan.

“Që nga fitimi i Pavarësisë në vitin 2008, Kosova mund të ndajë me krenari me botën suksesin e saj në shtetbërje dhe ka arritur të ndërtojë institucione të qëndrueshme, roje të demokracisë dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive për të gjithë qytetarët e saj”, tha ajo.

Kosova dhe Samoa kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2017-të.

Të dyja vendet vazhdojnë të mbajnë raporte të pëzemërta.

Samoa është shtet i cili gjendet në pjesën e Oqeanisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat