Gjini: Zgjedhjeve në veri iu mungon legjitimiteti

Aktuale

Gjini: Zgjedhjeve në veri iu mungon legjitimiteti

Më: 11 maj 2023 Në ora: 22:04
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjini, në emision Rubikon në Klan Kosova ka folur rreth zgjedhjeve në veri që u mbajtën më 23 prill.

Gjini tha se atyre iu mungon legjitimiteti.

“Serbët i kanë dhënë sinjalet se i bojkotojnë zgjedhjet. Që nëse Lista Serbe e mirë apo e keq, si parti më e madhe do t’i bojkotojë zgjedhjet edhe partitë e tjera do t’i bashkangjiten edhe partitë e tjera. Është sikur modeli që e kemi zgjedhur ne në vitin 1990”, tha Gjini.

“Nëse shqiptarët marrin pjesë atëherë, do të ketë legalitet por legjitimitet fare”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat