Tensionohet debati, Hajdar Beqa dhe Enver Haliti përplasen në emision

Aktuale

Tensionohet debati, Hajdar Beqa dhe Enver Haliti përplasen në emision

Më: 11 maj 2023 Në ora: 22:15
Enver Haliti dhe Hajdar Beqa

Kohë më parë disa deklarata të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, për jo liri të shprehjes brenda këtij subjekti dhe kontrollim të fjalimeve nga Dejona Mihali, trazuan ujërat në opinionin publik.

Pikërisht kjo çështje, përplasi edhe sonte nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa dhe atë të Vetëvendosjes, Enver Haliti, i cili nga Beqa u akuzua se nuk ka qëndrim të vetin dhe se deputetët e kësaj partie janë ‘’mekanizëm votimi’’.

“Unë mendoj se Haliti mendon ndryshe vetë, nëse e marrim Halitin në të kaluarën besoj që ai ka një qëndrim të vetin, por fatkeqësia e kësaj mazhorance dhe Kurtit, është se deputetët i sheh si mekanizëm votimi, pra si numra. Haliti e ka obligim të lexoj, çka t’i thotë Dejona ose dikush nga byroja politike. Qëndrimet e veta nuk kanë të drejtë më i plasu.”, tha deputeti i PDK-së.

Kësaj Haliti iu kundërpërgjigj duke e mohuar e hedhur kundërakuza për propagandë.

“Unë çka mendoj e them. Në njihemi më herët dhe ti e dinë  që parimet, idetë e mija janë që atë që e ndjej e mendojë edhe e thamë. Nuk i nënshtrohem diktatit të askujt. Ju ka dal moti ngjyra këtyre propaganda.”, tha ai.

Në qëndrimet e tij të ‘’shpërthyeshme’’, Beqa përmendi edhe disa detaje të pa thëna më parë, ku tha se kanë mesazhe të VV-së se si funksionojnë në grup.

“Kqyri deputetë, ne kemi mesazhe të këtyre qysh funksionojnë në grup. Ka marrë frymë grupi i VV-së se nëse i marrim aty janë njerëz që përfaqësojnë kohë e ide të ndryshme. Ky as në parlament nuk guxon me fol pa marrë leje prej Dejones. Pyete Abazin, deputetë që të kanë dal prej grupi, Humolli, Abazi çka thanë?”, tha ai.

Për mos liri të shprehjes brenda partisë, deputeti i PDK-së, pati edhe me analistët në studio të cilët i thanë se njësoj gjendja është edhe brenda këtij subjekti sikurse në VV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat