“PDK-ja i ka 4-5 Dejona, prej telefoni iu kontrollojshin”, përplasja Gashi - Beqa: Ndërro vendin me deputetin e VV-së

Aktuale

“PDK-ja i ka 4-5 Dejona, prej telefoni iu kontrollojshin”, përplasja Gashi - Beqa: Ndërro vendin me deputetin e VV-së

Më: 11 maj 2023 Në ora: 22:48
Blerim Gashi dhe Hajdar Beqa

Si diçka normale e jo të jashtëzakonshme, e ka cilësuar komentatori politik, Blerim Gashi veprimin se për të folur deputetët e VV-së, duhet ta pyesin, Koordinatoren e Komiteteve, Dejona Mihalin.

Gashi ka thënë se Mihali e bën organizimin ideologjik të partisë dhe duhet pyetur se çka duhet folur në publik.

“Për guximin me fol është normal me vet Dejona Mihalin, ajo nuk është drejtoreshë e SHIK-ut të VV-së, nuk është njësi para politike me fuqi të madhe në nëntokën e Vetëvendosjes. Është zyrtare e cila e bën organizimin ideologjik e zgjedhur nga Këshilli i Përgjithshëm për me udhëheqë një qasje. Pra ideologji programore.”, tha ai.

Tema e kontrollit brenda partisë, Gashin e përplasi me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqajn, ku opinionisti hodhi akuza duke thënë se brenda PDK-së, kanë qenë 4-5 Dejona që e kanë kontrollu këtë subjekt.

“Ndërsa, sa i përketë PDK-së, aty janë kanë nja 4-5 Dejona Mihali, që s’janë kanë hiç në strukturë të PDK-së, por me telefona i kanë udhëheqë. Janë mjaftë të afërt me Beqën, kur patën shku nja 12 vetë patën hi në grup të PDK-së e janë bërë deputetë. A të ka vet kush kur e ke votu Gjykatën Speciale? A u kanë vendim koherent?”, deklaroi ai.

Beqa iu kundërpërgjigj Gashit duke e cilësuar si një person pro VV-së dhe që duhet vendi t’i ndërrohet me deputetin e kësaj partie.

“Si analistë të vlerësoj, amo kështu po fol më shumë si VV, ta kisha ndërruar vendin me deputetin, më shumë Vetëvendosje po fol ti se sa deputeti, në kuptimin e akuzës dhe mbrojtjes së partisë. Një analist duhet të jetë real.”, tha Beqa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat