Tashmë letra e Frederica Mogerinit, ish-përfaqësuese e lartë e BE-së, që ia kishte dërguar ish-kryeministrit Isa Mustafa, po vazhdon të komentohet ende në Kosovë, edhe pas 3 vite pas publikimit të saj.
Së fundmi, në lidhje me këtë çështje foli edhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, i cili ia dha dorën Mustafës në formë përgëzimi për letrën e Mogerinit.
“Kemi reflektuar. Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjunë në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon.” – deklaroi ai.
Rreth letrës ditë më parë ka folur edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e cila tha se nuk e ka ditur se ekziston një letër e tillë, ndonëse ajo ishte bërë publike personalisht nga Mustafa në tetor të 2020.
“Tani ne kemi një vizion, e kemi një vizion, i cili është në komplet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, është në përputhje me Letrën e Mogerinit e cila ka thënë që s’ka kompetenca ekzekutive.” – deklaroi deputetja Pacolli.
E këtu ndërhyri z. Imer Mushkolaj, analist, duke thënë që të njëjtën letër nuk e kanë përmendur deri më tani.
“Të cilën (letër v.j.) nuk e keni përmendur deri tani” – tha z. Mushkolaj.
E përgjigja e Pacollit është absolutisht qesharake.
“Po letrën s’e kemi ditë që ekziston” – deklaroi Pacolli, gjë e cila ngjalli reagimin e analistëve në studio.