Rrafsh 500 mijë euro ka pasuri të paluajtshme, kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Ai, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se në këtë shifër hyjnë trualli që është blerë me mjete nga shitja e shtëpisë së trashëguar nga familjarët dhe një objekt afarist i ndërtuar me mjete nga shitja e shtëpisë së trashëguar nga prindërit.
Totaj ka deklaruar edhe një veturë në emër të tij e cila kap shifrën e 20 mijë eurove, dhe një tjetër të fëmijëve prej 8 mijë euro.
Ka edhe një detyrim financiar në njërën prej bankave të Kosovës, ku vlera fillestare ishte 10 mijë euro, ndërsa aktualisht ka edhe vlerën e mbetur që është 5 mijë e 500 euro.
Nuk qëndron keq as me të ardhurat vjetore personale dhe familjare.
Të ardhurat e tij kapin shifrën e mbi 54 mijë eurove.