Deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit e ka deklaruar edhe kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.
Tek pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar se posedon banesa, garazha, ara, livadh e oborr.
Disa janë në emër të deklaruesit , por ka disa prej tyre që janë deklaruar edhe në emër të përbashkët.
Vlera e të gjithë pasurisë së paluajtshme kap shifrën e mbi 305 mijë euro.
Kurse, tek pasuritë e luajtshme ka një veturë çmimin e së cilës e ka deklaruar 22 mijë euro.
Ndërsa, nuk qëndron keq as me para të gatshme në llogari bankare.
Përpos në Kosovë ai, ka para të gatshme edhe në një bankë në Shqipëri, ku së bashku arrijnë shifrën e mbi 83 mijë e 500 euro.
E të ardhurat vjetore personale dhe familjare janë mbi 14 mijë euro.