Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka takuar sot udhëheqësit e institucioneve korrektuese në Kosovë, për të diskutuar për sigurinë, trajtimin e rasteve psikiatrike në IK, programet rehabilituese përfshirë ato invdividuale, luftimin e kontrabandës si dhe raportin e auditimit.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe kreu i burgjeve, Ismail Dibrani, i cili javën e kaluar u emërua si ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
“Me udhëheqësit/et, e institucioneve korrektuese, diskutuam për sigurinë, trajtimin e rasteve psikiatrike në IK, programet rehabilituese përfshirë ato invdividuale, luftimin e kontrabandës si dhe raportin e auditimit.
U njoftuam me punën e tyre dhe sfidat që kanë dhe ofruam mbështetjen e plotë në tejkalimin e vështirësive”, ka shkruar ministrja Haxhiu në faqen e saj në Facebook.