“Jam shumë, shumë, shumë i shqetësuar për situatën në Kosovë, veçanërisht në veri”, tha Aleksandër Vuçiq pas takimit me Miroslav Lajçakun.
Ai foli edhe për shpronësimet në pjesën veriore të Kosovës, duke thënë se edhe kjo gjendje e shqetëson atë.
“Vuçiq pretendon se kryeministri i Kosovës Albin Kurti qysh nesër planifikon aksion policor në Zveçan sepse atje kandidati i tij ka fituar. Ai ka planifikuar për nesër, por s’e di a do të veprojë apo jo”.
Vuçiq tha se ka nevojë ti sqarohet tash se si është e mundur që disa shtete të QUINT-it thonë se ato janë zgjedhje legjitime me 3.5 për qind pjesëmarrje në zgjedhje.