Institucioni i Avokatit të Popullit ka konfirmuar se ka pranuar dy ankesa nga banorët e Zubin Potokut dhe Leposaviqit lidhur me shpronësimin e disa parcelave në këto dy komuna.
“IAP është ende në fazën e hetimit të këtyre rasteve dhe është duke hetuar në bazë të pretendimeve të ankuesve në drejtim të asaj se nëse Qeveria e Kosovës ka respektuar procedurat e përcaktuara me ligjin për shpronësim të pronës së paluajtshme”, thuhet në përgjigje për median.
”Pas hetimit të rastit bazuar në dispozitat ligjore, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim publik.”.
Lidhur me vendimin për shpronësim të disa parcelave qytetarët e këtyre komunave patën protestuar duke kërkuar revokim të vendimit.