Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi në hyrje të Univresitetit të Harvardit.
Ajo ka thënë se flamuri i Kosovës valëvitej krahas atij amerikan si shenjë e konfirmimit të partneritetit të veçantë mes dy shteteve.
Postimi i plotë:
Gjatë vizitës në Universitetin e Harvardit, flamuri i Republikës së Kosovës valonte krenar pranë atij amerikan, si shenjë konfirmimi i partneritetit të veçantë ndërmjet dy vendeve tona.