Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka “alarmuar” se Qeveria Kurti, po rrezikon bërthamën kombëtare e ekzistencën e shtetit. Sipas tij, me vendimet për të përgjzedhur njerëz që kanë histrori të shërbimit famëkeq UDB, Qeveria e Kurtit po e rrezikon shtetin.
Ai ka përmendur edhe përgjedhjen e Drejtorit të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë, për të cilin ka thënë se është njeriu i UDB-së, i cili kishte burgosur patriot shqiptar, në mesin e të cilëve edh eish nënkryetarin e LDK-së, Kolë Berisha.
E plotë:
“Qeveria që erdhi në pushtet me parullën e bashkimit kombëtar, në njëren anë, në kryeqytetin e Europës ka përzgjedhur ambasador me histori të UDB-ës, (shërbimi famëkeq jugosllav i njohur për veprimtarinë antishqiptare), në tjetrën anë në kryeqytetin tonë përzgjedh drejtor të Agjencise për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë, njeriun e UDB-së, i njohur për burgosjen e patriotëve shqiptarë duke përfshirë edhe ish nënkryetarin e LDK-së dhe kryetar i Kuvendit, Kolë Berisha.
Kjo qeveri jo vetëm që ka humbur çdo legjitimitet etik, por me veprimet e saj ajo është duke rrezikuar bërthamën kombëtare deri në ekzistencën e shtetit.”