Pozhari: Jo vetëm Rama, por edhe këta dy liderë e kishin frymëzim Erdoganin - Fati i Kosovës ishte Albin Kurti!

Aktuale

Pozhari: Jo vetëm Rama, por edhe këta dy liderë e kishin frymëzim Erdoganin - Fati i Kosovës ishte Albin Kurti!

Nga: A.SH Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:48
Rama, Thaçi, Vuçiq

Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se Edi Rama dhe Erdogan kanë ngjashëri mes vete dhe rastësia shtë se në të njëjtën ditë po mbhaen zgjedhjet në Shqipëri dhe Turqi, vetëm se në Turqi po mbahen zgjedhje presidenciale.

Sipas tij, Erdogani është frymëzues i Edi Ramës.

Madje, Pozhari thotë se kopje e Erdogan ishte edhe Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë:

Erdoğan, frymëzuesi i Edi Ramës!

Edi Rama sot votoi për zgjedhje lokale, Erdoğan për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Por, ngjashmëria e dy liderëve që votojnë sot, në të njëjtën ditë, për zgjedhje të ndryshme është e pabesueshme.

Që të dy, ngritjen në politikë e kanë filluar si kryetarë të bashkive. Rama i Tiranës, Erdoğan i Stambollit.

Në biografinë e tyre, që të dy kanë mandate të njëpasnjëshme si kryeminsitra. Erdoğan ishte kryeministër i Turqisë për 11 vite, (2003 - 2014). Rama, tash e një dekadë, vazhdon të jetë kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.

Nga viti 2014, Erdoğan filloi mandatin si president. Sot është në kërkim të një mandati të ri që ta thyejë rekordin personal prej 11 viteve si kryeministër dhe të ketë karrierë më të gjatë si president. Ndryshimi, për dallim nga herat e kaluara, është se kësaj radhe kjo varet nga koalicionet.

Edi Rama ende nuk ka nisur rrugëtimin e tij presidencial. Nëse e ndjek shembullin e tij frymëzues politik, siç ka vepruar deri më tani, nuk do shumë mend që do t'ia mësyej presidencës.

Edhe Vuçiçi del të jetë inspiruar nga Erdoğani. Ai ishte dy herë kryeministër me mandate jo të plota (2014 - 2016 dhe 2016 - 2017). Pas vitit 2017, u bë president i Serbisë.

Një kopje e zbehtë e Erdoğanit ishte edhe Hashim Thaçit. Ndonëse jo me fuqinë politike të Ramës dhe Erdoğanit, ai arriti të jetë dy herë kryeministër dhe një herë president. Asnjëra Qeveri nuk i zgjati me mandat të plotë, duke i kufizuar qeverisjet e tij në rreth 6 vite, me shumë arnime dhe fizkultura.

Fati i Kosovës ishte Albin Kurti dhe pjekuria elektorale që mos t'ia garantojë askujt pushtetin e përjetshëm. Dhe, kjo është vetëdija demokratike e një populli që duhet të insistojmë ta ruajmë si sytë e ballit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat