Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen dhe as harrohen.
“Sistemi ynë i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre.
Proceset e rralla e të pakta gjyqësore në Serbi ishin tallje me viktimat dhe shpërlarje kriminelësh”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Sipas tij gjaku i të rënëve për liri nuk humbet dhe kujtimi për ta është i përjetshëm.