Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi niset për në Bruksel

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi niset për në Bruksel

Më: 14 maj 2023 Në ora: 19:43
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar sot drejt Brukselit.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.

Nesër ai pritet të marrë pjesë në takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ditën e hënë, pritet të zhvillohen takimet e radhës në nivelin e kryenegociatorëve në procesin e dialogut, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të Zbatimit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat