Gjatë ditës së djeshme në Shqipëri ka pasur zgjedhje.
Në këto zgjedhje ka fituar bindshëm Partia Socialiste e Edi Ramës.
Kjo fitore e tij, po konsiderohet edhe fitore e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë.
Kështu shprehet profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook.
Profesori thotë se Kosova duhet të përgatitet për një sfidë të re në mbrojtje të Republikës, territorit deh sovranitetit.
E kjo sfidë, sipas tij do të jetë shumë e vështirë.
“Edi Rama i mori në Shqipëri të gjitha pushtetet! Nuk fitoi më shumë pushtet vetëm kryeministri në Shqipëri, por fitoi edhe Aleksandër Vuçiq Kosovën ose pjesën e tij në Kosovë! Nuk kam as më të voglin dyshim se këto zhvillime në Shqipëri do t'i vuajë më së shumti Kosova.
Kosova duhet të përgatitet për një sfidë të re në mbrojtje të Republikës, territorit dhe sovranitetit të saj. Sfida do të jetë shumë e vështirë. Përfundimisht do të përballet edhe me qeverinë e Shqipërisë, më sakte me narko-qeverinë shqiptare!”, shkruan profesori Enver Bytyçi.