Në Shqipëri, një ditë pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, po vijon procesi i numërimit të votave në pjesën më të madhe të bashkive. Rezultatet e para kanë dalë në 3 bashkitë ku u votua në mënyrë elektronike, Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Të tria bashkitë u fituan nga Partia Socialiste.
Në pjesën më të madhe të bashkive kryesore, kryeson Partia Socialiste, por procesi i numërimit është duke vazhduar.
E në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe analisti Demush Shasha.
Ai u shpreh se demokracia në Shqipëri nuk dallon nga Serbia dhe rezultatet e zgjedhjeve është përgjigja më e mirë.
Postimi i plotë
Kush do qe ende ka pasur dyshime nese demokracia ne Shqiperi dallon nga ajo ne Serbi, sot ka marr pergjigjen me te mire.