Aliu i ankohet Kurtit: Për shumë çështje s’kemi marrë përgjigje

Aktuale

Aliu i ankohet Kurtit: Për shumë çështje s’kemi marrë përgjigje

Më: 15 maj 2023 Në ora: 11:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, tha se për shumë çështje që kanë parashtruar komunat nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria, edhe përkundër zotimeve.

Në takimin koordinues ndërmjet shefit të ekzekutivit, ministrave nga kabineti qeveritar dhe kryetarëve të​ Komunave, ai shtoi se niveli lokal nuk po gjen mbështetje nga qeveria.

“Njëra prej sfidave është tatimi në pronë, ku komunat janë në situatë të pakëndshme dhe bllokimi i fondeve vetanake të komunave.

Për shumë çështje s’kemi marrë përgjigje, përkundër zotimeve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat