Krasniqi iu bën thirrje shteteve të BE-së ta njohin Kosovën: Duhet të ketë presion ndaj fushatave të Serbisë kundër vendit tonë

Aktuale

Krasniqi iu bën thirrje shteteve të BE-së ta njohin Kosovën: Duhet të ketë presion ndaj fushatave të Serbisë kundër vendit tonë

Më: 15 maj 2023 Në ora: 17:37
Rrezarta Krasniqi

Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi ka marrë pjesë në Takimin Plenar të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), e cila po mbahet në Stokholm të Suedisë.

Gjatë fjalës së saj, deputetja e LDK-së ka bërë thirrje që të njihet shteti i Kosovës nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, dhe të mundësohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si dhe ta pranoj statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Krasniqi bëri thirrje që Kosova të anëtarësohet edhe në BE, teksa thotë se Serbia duhet ta ndal çdo fushatë kundër Kosovës.

Gjatë fjalimit tim, udhëheqjes së COSAC-ut, shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së, ju bëra thirrje që të njihet shteti i Kosovës nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën, të mundësohet anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si dhe ta pranoj statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Për arsye se kjo do të mundësoj hapjen e rrugës për paqe të qëndrueshme në rajon dhe në Evropë. Gjithashtu kërkova që ti bëhet presion Serbisë që të ndal çdo fushatë kundër Kosovës”, ka shkruar ndër të tjerash deputetja e LDK-së.

Po ashtu, gjatë kësaj konference, Krasniqi ka takuar përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat