Është themeluar shoqata e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë inauguruese, tha se kjo shoqatë do të thellojë dhe forcojë raportet Kosovë-Austri.
"Themelimi i kësaj shoqate do të forcojë edhe më shumë miqësinë e dy shteteve tona. Është tejet me rëndësi që shtetet tona të forcojnë lidhjet. Austria është shtet mik që na ka ndihmuar gjithmonë", tha ajo.
Ndërkaq, kryeministri, Albin Kurti tha se Austria dhe Kosova janë dy vende mike dhe aleate.
Derisa përmendi edhe trendin pozitiv të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Në anën tjetër, themelimin e kësaj shoqate e mirëpriti edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.