Kryeministri Kurti takoi profesorin Sean Murphy, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Kryeministri Kurti takoi profesorin Sean Murphy, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:37
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me rektorin e Universitetiit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kanë takuar sot profesorin Sean Murphy nga ”George Washington University”.

Gjatë takimit, kryeministri dhe profesor Murphy biseduan për temat aktuale në vend, përfshirë çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin europian të Kosovës, si dhe të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit demokratizimit e lirisë së mediave.

Kryeministri falënderoi profesor Murphyn për kontributin e tij qenësor në mbrojtjen e qëndrimeve të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me opinionin e GjND-së për Kosovën, e në këtë drejtim, në fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

I pari i qeverisë kosovare, edhe e uroi profesor Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda sot nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat