Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti mbi çështjen e kryeprokurorit të shtetit.
Kryeziu ka thënë se nëse Kurti do të zgjedhë një kryeprokuror që shtyen përpara politikat, i njëjti duhet ta ndryshojë Kushtetutën dhe jo vetëm.
“Nëse ai (Kurti) dëshiron në këtë mënyrë ta zgjedhë një kryeprokuror, i cili ai mendon se i favorizon apo i con përpara politikat e saj, duhet të ndryshojmë Kushtetutën edhe ligjin e Prokurorisë…ashtu duhet ta ndryshojë edhe kompozicionin e Këshillit Prokurorial të Republikës së Kosovës si institucion i pavarur kushtetues”, ka deklaruar ai.
Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese i zgjedh politika.
“Gjyqtarët e Kushtetuesës i zgjedh politika, ne e dimë si shoqëri që politika i zgjedh ata”, ka thënë Gashi.