Partia Socialdemokrate e ka mbajtur sot një konferencë për media në lidhje me bastisjet që janë kryer të mërkurën te ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).
Sipas ish-aksionarit të NPB-së, Dren Kukaj, këto bastisje janë përndjekje politike që po i bëhet atij dhe PSD-së.
“Ministri i Punëve te Brendshme, ende pa përfunduar aksioni thotë ka qenë aksion i suksesshëm. Çka ka të suksesshme këtu. Jam i bindur në ligjshmërinë e veprimeve. Jemi bërë cak i përndjekjeve politike.
“Sot më janë bastisur shtëpia e prindërve, pastaj në banesë kanë hyrë në banesë dhe e kanë bastisur tërë banesën”.
“Kanë marrë dy kompjuterë të prindërve dhe një telefon personal, pastaj e kanë bastisë banesën ku jetoj me grua dhe fëmijë, ma morën veç telefonin”.