Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës Basri Sejdiu, ka aplikuar për ta drejtuar sërish këtë institucion.
Sejdiu ishte në garë edhe me pesë kandidatë të tjerë në konkurs.
Por, të njëjtit iu hoq emri nga lista.
E lidhur me këtë klani ka kontaktuar me Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës për të mësuar rreth arsyes se pse ndodhi kjo.
Alban Janova, shef i Sektorit të Personit tha për Klankosova.tv se Basri Sejdiu nuk e kishte kaluar verifikimin nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ai nuk e ka kaluar kriterin e përvojës profesionale pesë vjet në pozita drejtuese”, tha Janova.