Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneral major Angleo Michele Ristuccia.
Ai tha se e ka njoftuar për zhvillimin e FSK-së dhe përgatitjet që po bëhen për realizimin e suksesshëm të ushtrimit ndërkombëtar Defender `23.
Në një njoftim në faqen e tij në Facebook, Mehaj thotë se gjatë bisedës me komandantin ka shprehur mirënjohjen për trupat e KFOR dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit.
“Me këtë rast, gjeneral Ristuccia shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, shkruan ministri Mehaj.