Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj foli edhe për procesin e tij gjyqësor duke thënë se dëshiron që të përfundojë sa më shpejtë.
Lekaj tha se çuditet se si vetëm atij iu ngrit akuza kur ishin disa ministra që morën vendimin për 53 milionëshin.
Sipas tij nëse ai nuk do të nënshkruante atë vendim atëherë Kosova do të paditej në arbitrazh dhe do të detyrohej që të paguante shumë më shumë.
Lekaj tutje tha se i beson drejtësisë dhe se procesi po shkon pa vonesa.
“Tani janë duke u intervistuar dëshmitarët e pastaj do të shpallet vendimi, tha Lekaj.