“Tri zgjidhje në lidhje me kontestin Kosovë-Serbi”

Aktuale

“Tri zgjidhje në lidhje me kontestin Kosovë-Serbi”

Nga: A.SH Më: 18 maj 2023 Në ora: 12:43
Foto nga takimi

Driton Tali ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë janë tre zgjidhje mes tyre.

Sipas tij, e para është Kosova t'i pranojë kërkesat e Serbisë në vazhdimësi - dhe jo veç në relacion me Asociacionin.

- e dyta është shtimi i presionit ndaj Serbisë (deri në detyrim) nga ShBA dhe UE,

- dhe e treta është demokratizimi apo de hexhemonizmi i Serbisë.

Duke, shtjelluar secilën prej tyre, Tali thotë se deri tani asnjëra nuk është në horizont.

Shkrimi në Facebook:

Unë edhe me tutje i shoh tri zgjidhje në lidhje me kontestin Kosovë - Serbi.

Njëra është që Kosova t'i pranojë kërkesat e Serbisë në vazhdimësi - dhe jo veç në relacion me Asociacionin.

E dyta është shtimi i presionit ndaj Serbisë (deri në detyrim) nga ShBA dhe UE.

Ky presion i shtuar këto muajt e fundit në formë të "karrotës dhe shkopit" po shifet se nuk është i mjaftueshëm.

Por edhe shtimi edhe më i madh i presionit (deri në nivelin e padurushmërisë, i cili është i nevojshëm në këtë rast) nga ana e ShBA'së dhe UE'së, siç po shifet nuk do të ndodh derisa Putini nuk fillon të japi shenja të qarta të dorëzimit në agresionin ukrainas, sepse ai presion do të mund ta shtynte këtë Qeverinë e Serbisë tërësisht në shtratin e Putinit. E atëhere nga frika për pushtetin dhe intimidimi i Putinit situata do të përkeqësohej deri te plasja edhe një lufte në Ballkan (Serbi - Bosnje, Kosovë dhe Mal i Zi).

Lufta në Ballkanin Perendimor ështē shumë e dëshiruar nga Putini u mor vesh: për ta hequr presionin nga Ukraina dhe përdorur politikisht kundër UE'së (dhe ShBA'së) në stilin "kçyrne ju oborrin tuaj, s'jeni në gjendje m'u përkujdes, e lene - mos u përzini në oborrin e komshisë".

Dhe e treta është demokratizimi apo de hexhemonizmi i Serbisë.

Hëpërhë asnjëra nga këto mundësi nuk janë në horizont.

Për mendimin tim, mundësia e dytë (humbja e Putinit në Ukrainë) ka gjasa të mëdha për të ndodhur deri ka fundi i këtij viti, eventualisht fillimin e vitit tjetër.

"Atëhere tjetër këngë do të këndohet".

Deri atëhere, të tri palët e involvuara (duke i trajtuar ShBA'në dhe UE'në si një), do të vazhdojnë me këtë taktikën "zgjate e mos e këput".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat