“Qeveria mundet me ra vet”, Shala flet për zgjedhjet e reja dhe vijat e kuqe me partitë politike

Aktuale

“Qeveria mundet me ra vet”, Shala flet për zgjedhjet e reja dhe vijat e kuqe me partitë politike

Më: 18 maj 2023 Në ora: 16:38
Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala thotë se kjo Qeveri mund të largohet vet, pasi sipas tij, çdo gjë është në dorën e tyre.

Deputeti, Ferat Shala thotë se Kurti, tani pas dy vitesh e ka kuptuar se duhet reformuar kjo Qeveri.

“Kosovës nuk i duhet zgjedhje por zgjidhje dhe kjo nuk është zgjidhje për Kosovën. Dëmi është shumë i madh për Kosovën të vazhdohet kështu. Kurti e ka parë që nuk ka realizu asgjë për dy vite dhe tani e kuptoi se duhet reformuar kjo qeveri. Nuk përjashtohet mundësia që kjo qeveri vet do të ik”, thotë Shala.

Por, në rast se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike.

PDK edhe në të kaluarën, nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë parti. Ne nuk kemi armiq sepse nuk e kemi në traditë. Unë me dhjetra here i këshilloj por ata edhe nuk i marrin parasysh”, thotë Shala.

Ai thotë se partia e tij nuk janë kopje e VV-së që thyen e dogjën për të ardhë në pushtet.

“Ne kemi pika që nuk mund të kuptohemi sepse nuk jemi kopje e tyre me gjujt, me djegë e me thy, herë dy flamujë e herë asnjë. Jemi shumë krenar me qëndrimet tona dhe jemi të interesuar që vendin ta stabilizojmë”, përfundoi Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat