Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë - Serbi: Vetmenaxhimi më i rrezikshëm sesa marrëveshjet e mëparshme

Aktuale

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë - Serbi: Vetmenaxhimi më i rrezikshëm sesa marrëveshjet e mëparshme

Më: 18 maj 2023 Në ora: 17:30
Avni Arifi

Ish-kryenegociatori në dialogun Kosovë – Serbi, Avni Arifi, gjersa ka folur për nenin 7 të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve për dy vendet, i propozuar nga Bashkimi Evropian, ka thënë se Vetmenaxhimi është më i rrezikshëm sesa ka ekzistuar nga marrëveshjet e mëparshme.

Marrëveshja ka gjithsej 11 nene, ndërsa, neni 7 kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

“Normalisht Vetmenaxhimin e shoh më të rrezikshëm sesa që ka ekzistuar, sepse përderisa në marrëveshjet e mëparshme ekzistonin disa kontura sesi mund të zhvillohej Asociacioni, ndërsa, këtu nuk ka kontura.

Qeveria nuk është përgjegjëse për krijimin e Asociacionit por e bënë përgjegjëse për kualitetin e saj”, ka deklaruar Arifi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat