Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë

Aktuale

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Finlandës në Kosovë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 17:40
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen.

Kosova dhe Finlanda ndajnë mes tyre marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi, e cila u rikonfirmua dhe në takimin e sotëm mes palëve. Ne synojmë të thellojmë partneritetin me shtetin e Finlandës. Për të përmbushur këtë objektiv të përbashkët, u bisedua edhe mbi format e zgjerimit të bashkëpunimit mes nesh.

U theksua dhe vlerësimi i lartë që Kosova e ka për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës ndaj rrugëtimit tonë në proceset e integrimit evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi ambasadorin edhe mbi procesin e dialogut dhe takimin e fundit të mbajtur në Bruksel ditën e hënë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat