Kurti merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet

Aktuale

Kurti merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet

Më: 18 maj 2023 Në ora: 19:27
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe Albin Kurti

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të enjten ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç bën të ditur Chollet në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri.

Tutje theksoi se zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke.

“Biseda e mirë me kryeministrin Albin Kurti pas takimit të negociatorëve. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i Asociacionit do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke”, tha Chollet.

Në takimin e fundit të dialogut të nivelit të lartë, që u mbajt më 2 maj, Ekipi Menaxhues për formimin e Asociacionit, ka paraqitur para palëve draftin e parë të statutit për themelimin e Asociacionit.

Ky draft është refuzuar nga pala e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar Ekipin Menaxhues që ka hartuar statutin për Asociacionin, me arsyetimin se ky ekip ka përfunduar mandatin me prezantimin e draftit. Por, ky veprim i ekzekutivit kosovar në BE është konsideruar se është në kundërshtim me marrëveshjen e dialogut.

Blloku evropian ka shprehur qëndrimin se ky ekip – i përbërë nga katër anëtarë serbë – duhet të jetë funksional deri në miratimin e statutit të Asociacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat