Përmbytjet në Itali, Kurti: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë

Aktuale

Përmbytjet në Itali, Kurti: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë

Më: 18 maj 2023 Në ora: 20:28
Albin Kurti

13 persona e kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shiu në Itali. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, teksa po ashtu e ka shprehur gatishmërinë e Kosovës, të ofrojnë ndihmë.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, thuhet në reagimin e Kurtit.

Ndryshe, Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vërshimet në rajonin verior italian Emilia-Romana, duke shkaktuar dëme në vlerë prej miliarda eurosh.

Guvernatori rajonal tha se sektori i bujqësisë është goditur më së shumti.

Shirat e rrëmbyeshëm këtë javë kanë goditur pjesën lindore të këtij rajoni, të njohur si Romana, duke shkaktuar mbi 300 rrëshqitje të dheut, duke nxjerrë nga shtrati 23 lumenj dhe duke shkatërruar 400 rrugë. Si pasojë e reshjeve, 23 komuna janë përmbytur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat