Ish-shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po e merr pronësinë e negociatave me Serbinë, por po pret se çfarë po thonë ndërmjetësuesit.
Ai ka thënë se nuk e kupton qartë qëllimin e qeverisë.
“Kosova më shumë është t’u pritë prej Lajçakut, se çka është duke ndodhë, dhe me marrë ndonjë qëndrim. Nuk ka pronësi të procesit”, tha ai në emisionin Pressing.
“Nuk e di çka po do qeveria e Kosovës”, shtoi ai.
Duke folur për qëndrimet opozitare të VV-së, e cila ka tani Qeverinë, Arifi ka thënë se ka kaluar ‘koha e parimeve’.
“Ka kaluar koha e parimeve, koha është për draftin e Asociacionit. Ose ke me bo, ose ka me bo dikush tjetër. Nuk mundesh me mbajtë qëndrimet e mëparshme dhe të thuash Asociacioni është vetëmenaxhim”, ka thënë Arifi.