Analisti Nexhmedin Spahiu tha për Euronews Albania se betimi i kryekomunarëve në veri të Kosovës do të ishte i pakuptimtë nëse do të bëhej jashtë objekteve komunale.
Sipas tij betimi i katër kryetarëve duhet të bëhet në objektet komunale përballë flamurit të Kosovës, pavarësisht se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje që të mos përdoret forca për t’u futur në ndërtesat komunale, Kosova duhet të përballet me këto sfida.
“Nuk do kishte fare kuptim nëse betimi i kryetarëve të komunave do ndodhte jashtë objekteve komunale.
Kryetarët e komunave duhet ta bëjnë betimin në objektet përkatëse dhe pranë flamurit të Kosovës. Ky betim mund të sjellë incidente, por Kosova duhet të ballafaqohet me këto sfida”-tha Nexhmedin Spahiu.