Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka konfirmuar se në mes të muajit qershor, qeveritë e Kosovës dhe të Shqipërisë do të bëhen sërish bashkë në një mbledhje të përbashkët.
Këtë ka konfirmuar Kurti në konferencën “Diaspora Flet”.
Ky do të jetë takimi i nëntë mes qeverive shqiptare të të dy shteteve.
Ndërsa që prej 11 janari 2014, kur për herë të parë nisi ky bashkëpunim, janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.