Ikja e mjekëve nga Kosova tashmë ka marrë përmasa shqetësuese.
Vetëm në katër muajt e parë të këtij vitit, 104 mjek janë larguar nga Kosova.
E për këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Rrezarta Krasniqi.
Krasniqi ka ironizuar fort më kryeministrin Albin Kurti, duke u përmendur këtu krahasimet me dhjetë vitet e kaluara.
Reagimi i plotë i Rrezarta Krasniqit:
A po i sheh Albin Kurti edhe këto të dhëna alarmuese, me bë ndonjë krahasim me 10 vite më parë, si me të dhënat e Bankës Botërore?
Me gjasë ia ka mbush mendjen, Besnik Bislimi duke i thënë se ky “është trend rajonal”
Qeverisje e mbrapshtë!