Erden Atiq ka kryer sot procedurën e betimit të tij si kryetar i ri i Mitrovicës së Veriut.
Pas përfundimit të procedurës së betimit, Atiq ka marrë vendim për emërimin e Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetar të Komunës.
‘Në cilësinë e kryetarit të Komunës e emëroj zonjën Katarina Agjanqiq për nënkryetare të Komunës”, ka thënë Atiq.
Në një seancë solemne e cila ka filluar sot në ambientet e Komunës në veri të Mitrovicës, ka dhënë betimin kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.
E veçanta e kësaj është se flamuri i shtetit, i cili është vendosur për herë të parë në këtë objekt.
Gjithçka po kalon qetësisht dhe pa incidente.