Forca e Sigurisë së Kosovës informoi se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj përfundoi “Kursi Bazik për Instruktor”.
Me këtë rast u certifikuan 14 kursantë, që në të ardhmen do ta kryejnë detyrën e instruktorit të FSK-së.
Kursantët gjatë katër javëve janë trajnuar.
Ata kanë arritur të marrin njohuri të mjaftueshme për komunikim efektiv, psikologjinë ushtarake, menaxhimin e trajnimeve dhe për metodat e mësimdhënies dhe të nxënit efektiv.