Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në një konferencë për media gjatë kësaj të premteja ka folur dhe mbi reagimin e Listës Serbe pas betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Artiq.
Tahiri ka thënë se Kosova nuk mund të kërcënohet dhe se nuk duhet të ndjehet e kërcënuar.
“Kosova nuk mund të kërcënohet dhe nuk duhet te ndjehet e kërcënuar”, ka thënë Tahiri.
Tahiri nga AAK është shprehur se Kosova nuk ka nevojë të frikësohet nga serbët e Kosovës sepse ata janë komunitet.
Ai shton se Serbia nuk do të destabilizojë vetëm Kosovën por dhe rajonin.
“Kosova nuk ka nevojë me u frikësu prej serbëve të Kosovës, ata janë komunitet… Serbia do të destabilizojë jo vetëm Kosovën por dhe rajonin”, ka thënë ndër të tjerash shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për media të premten, ka thënë se me dhënien e betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, “ka filluar zyrtarisht pushtimi i veriut, e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.
Simiq i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.
Ai ka shtuar se nëse kjo vazhdon, “përgjigjja e popullit serb do të pasojë më 1 qershor, ata do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet”, ka deklaruar Simiq, duke mos cekur se cilat janë këto mjete.
Simiq ka thënë se si parti kanë arritur ta ruajnë qetësinë dhe t’i frenojnë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një “kryetari të rremë”,.