Në Serbi, Vuçiqit po i kërkohet dorëheqja, madje po kërkohet të mbyllen edhe disa tv e portale të cilat mbajnë anën e tij me detinformim.
Deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka thënë se Vuçiqit po i ngushtohet rrethi.
Sipas tij, ariu më i rrezikshëm është ariu i plagosur, andaj edhe thotë se mund të provokojë trazira në veri.
Postimi në Facebook:
Vuçiqit iu kish ngushtu rrethi.
Protesta masive opozitare ne Beograd e bllokim të rrugëve në tërë Serbinë nga Bujqit.
Në protesta po kërkohet dorëheqja e tij por çka bie në sy po kërkohet edhe të mbyllen TV Pink, Happy TV e portalet Serbe të paguara nga Vuqiqi.
Fatmirësisht në listë për mbyllje ska kërkesa për asnjë portal nga Kosova.
Sidoqoftë ditët e Vuqiqit tashmë janë të numëruara.
Por një dihet që ariu më i rrezikshëm është ariu i plagosur.
Mundësia që Vuqiqi të provokon trazira në veri e incidente është shumë i madh.
Sepse përmes kinse persekutimit të popullit Serb në Kosovë do tenton të terheq vemendjen nga kryengritja popullore, siq bënte edhe Millosheviqi dikur.
Organet tona të sigurisë dhe qytetarët duhet të shtojnë vigjilencën dhe ta ruajnë maksimalisht qetësinë përballë provokuesve të paguar nga Vuqiqi.
Ditë të mira po vijnë për Kosovën dhe paqen në Ballkan.