Gjermania është partner shumë i rëndësishëm i Kosovës.
Ky është vlerësimi që ka dhënë Nora Hasani, drejtoreshë ekzekutive në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Ajo thekson se potenciali që të dy vendet ta thellojnë bashkëpunimin është i madh.
“Mundësitë janë që kompanitë tona të jenë të drejtuara dhe të investojnë e të kyçen në tregun gjerman. Afërsinë me Gjermaninë e kemi edhe për shkak të bashkatdhetarëve tanë”, është shprehur Hasani në emisionin e ekonomisë.
Ajo ka theksuar se shteti gjerman prin sa i përket investimeve në vend.
“Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh i huaj në Kosovë dhe partner kryesore për tregti”.
Ajo ka përmendur se nga viti 2007 vlera e investimeve të huaja direkte gjermane në Kosovë është mbi një miliard euro.
Trendi, sipas saj, është rritës edhe sa i përket shkëmbimeve tregtare, importit dhe eksportit.