Analisti Xhevdet Pozhari përmes një postimi ka thënë se Qeveria në krye me Albin Kurtin ka bërë më shumë punë në veri se sa qeveritë e tjera së bashku.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka marrë nëj sërë vendimesh në veri, mes tyre edhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe funksionalizimin e institucioneve komunale me udhëheqës të ri pa asnjë trazirë.
Postimi në Facebook:
Kjo Qeveri ka bërë për veriun e vendit ma shumë se krejt qeveritë tjera së bashku.
• Ndaloi referendumin serb;
• Nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe;
• Vuri stickersat në tabela, ktheu reciprocetetin;
• Nuk u lëkund për asnjë çast përballë shantazheve të Listës Serbe kur braktisën institucionet;
• I mbajtën zgjedhjet edhe pa pjesëmarrjen e tyre;
• Filloi iniciativën për zhbllokimin e urës;
• Funksionalizoi institucionet komunale me udhëheqës të ri pa asnjë trazirë.
Në kohën kur ndërmerreshin këto veprime, kundërshtarët i quanin të pamundura. Ja huqën keq!
Tash, shteti duhet të aktivizojë mekanizmat inspektuese ndaj atyre subjekteve afariste që po abuzojnë me çmimet e produkteve bazike.