Tahiri-ministrit Murati: Qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë tënde

Aktuale

Tahiri-ministrit Murati: Qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë tënde

Më: 20 maj 2023 Në ora: 20:32
Xhafer Tahiri

Ish-kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit ka fajësuar LDK-në për dërgimin në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan.

Tahiri ka thënë se qytetarët e Kosovës po e paguajnë çmimin e paaftësisë së ministrit Murati dhe se LDK po iu tregon qytetarëve se “sa i paaftë je”.

Zyrtari i LDK-së ka shtuar tutje se Qeverisë i shkoi mandati duke fajësuar të tjerët.

Reagimi i plotë:

 Ministër Murati, qytetarët po e paguajnë çmimin e paaftësisë tuaj, e LDK po ju tregon sa i paaftë je!

Ja disa fakte: Çmimi i naftës zbriti pa pasur nevojë për ligj; çmimi i hekurit por edhe i materialeve ndërtimore zbriti po ashtu.

Lufta në Ukrainë po vazhdon, dmth edhe ky argument që e përdornit, ju iku.

Në Kosovë, kriza e çmimeve është rezultat i paaftësisë së Qeverisë me ndërhy në treg me masa fiskale.

Juve ju shkoi mandati duke fajësuar të tjerët për paaftësinë tuaj!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat