Avni Zogiani, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i ka reaguar deputetët nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
Deputetja ditë më parë ka thënë që nëse do të kthehej koha atëhere do ta ndalonte nënshkrimin e Asociacionit.
E për këtë deklaratë Zogiani u shpreh që kjo është dyftyrësi, pasi ajo është momentalisht në subjektin politik që është nënshkruar marrëveshja, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Qe dyfytyrësia në një fytyrë! Ka shku' në subjektin politik që e ka nënshkru' marrëveshjen, dhe që ban gjithçka edhe sot për me e zbatu, e këndej demek unë e kisha ndalë t'kisha qenë!