Kosova po ballafaqohet me numër goxha të madh të qytetarëve që po largohen, në kërkim të një jete më të mirë.
Megjithatë, është dikush që edhe pse i huaj, është kthyer të jetojë në Kosovë.
Pasi kishte punuar në Kosovë pas luftës, Erik Mackinlay u kthye sërish pas pensionimit.
Dhjetë vjetët e fundit në Kosovë i ka kaluar duke u përpjekur të bëjë ndryshime për të mirën e Kosovës, për të cilën thotë se “është vend i mirë për të jetuar”. /REL