Veriorët do të jenë tamam kryetar – thotë zëvendësministri i MAPL-së

Aktuale

Veriorët do të jenë tamam kryetar – thotë zëvendësministri i MAPL-së

Më: 22 maj 2023 Në ora: 10:35
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri.

Erden Atiq, të premten u betua si Kryetar i Mitrovicës së Veriut. Tani, pritet të betohen edhe tre kryetarë të tjerë të zgjedhur në votimet e 23 prillit në Komunat: Leposaviq, Zubin Potok e Zveqan.

Për të njëjtit, vendet e Quintit kanë rekomanduar që të jenë teknik, e të mos inaugurohen domosdoshmërish në objektet komunale.

Por, për këtë, në Sytë 7 të Klan Kosovës ka folur zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ai tha se pas Atiq, tre kryetarët tjerë do të betohen në objektet institucionale ku kanë punuar të mëhershmit, dhe ku do të punojnë të tanishmit. Sipas tij, kështu respektohet ligjshmëria në vend.

Vokrri, në Sytë 7 tha se të katër Kryetarët e Komunave veriore, mund të quhen “Politik apo Teknik” por ata do t’i ushtrojnë të gjitha kompetencat që u garantohen si Kryetar të Komunave.

E për hapjen e Urës së Ibrit, Vokrri në Sytë 7 ka thënë se vendimi për hapjen e saj është i ligjshëm, por veprimet në implementim të ligjshmërisë do merren gradualisht në dobi të të gjithë qytetarëve dhe në koordinim me Ministritë tjera përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat