Në Pressing të hënën katër të mbijetuar të masakrës së Dubravës po rrëfejnë për tmerret e burgjeve nën okupimin serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Enver Dugolli, i mbijetuar në masakrën e Dubravës ka thënë se të burgosurit shqiptarë janë transferuar në disa burgje.
E në burgun e Nishit thotë se një plakut 73-vjeçar forcat serbe ia kishin thyer këmbën.
“Unë i pyta pse na keni transferuar. Dhe përgjigja ishte se kjo është bërë për shkaqe sigurie. Ky ishte arsyetimi i atij vendimi dhe çfarë ndodh një vit më vonë ku s’kishte siguri fare, siguria ishte në minimum edhe për shkak të eskalimit të luftës. Edhe bombardimet e NATO’s kishte filluar, masakrat serbe në Kosovë dhe kështu nuk kishte siguri fare”, ka rrëfyer Dugolli.
Ai ka treguar për torturat çnjerëzore që janë kryer mbi të burgosurit politikë.
“Mendja e njeriut nuk e kupton çfarë tortura ka pasur, saqë një mikut tonë Nezir Zogaj ia thyen këmbën me shkopinj të hekurit, druri dhe përdornin gjithçka”, tregoi Dugolli në rrëfimin e atij.