Ejup Maqedonci, nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka folur për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”, duke thënë se është është ushtrim që planifikohet, organizohet dhe drejtohet nga ushtria e ShBA-ja për Evropë dhe Afrikë.
“Ushtrimi fushor Defender Europe 23 është ushtrim që planifikohet, organizohet dhe drejtohet nga ushtria e Shteteve të Bashkuara për Evropë dhe Afrikë dhe është një ndër ushtrimet më të mëdha që ShBA-ja e ushtron në botë dhe ushtrimi më i madh që e zhvillon në kontitentin e Evropës”, u shpreh ai.
Maqedonci u shpreh se këtë vit marrin pjesë 1 mijë e 348 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ai gjithashtu u shpreh se numri më i madh i tyre do të jetë i përqëndruar në Kosovë.
“Ne e kemi ndërlidhur planin e zhvillimit të forcës me ushtrimet ndërkombëtare, në këtë rast e kemi lidhur me zhvillimin e forcës bazuar në planin e tranzicionit që e ka Forca e Sigurisë së Kosovës. Këtë vit marrin pjesë 1 mijë e 348 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha aktivitetet trajnuese në kuadër të Defender 23, numrin më të madh do ta kemi të përqëndruar në vendin tonë, pra në Kosovë, më saktësisht në zonën perëndimore të vendit tonë”, u shpreh tutje ai.