Vazhdon operacioni i kërkimit të katërvjeçarit që dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Aktuale

Vazhdon operacioni i kërkimit të katërvjeçarit që dyshohet se ra në kanalin e Ibër-Lepencit

Më: 22 maj 2023 Në ora: 23:46
Sadik Krasniqi

Një katërvjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit.

Rasti ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Për ta gjetur vogëlushin ka nisur kërkimet nga policia, zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit.

E për rastin ka folur Sadik Krasniqi, i cili është daja i katërvjeçarit.

“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende”, tha ai në Edicionin Special.

“Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat